Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 08:08

Tokio – Tërmet me intensitet prej 5,8 ballëve sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën verilindore të Japonisë, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Tokio, kumtoi agjencia meteorologjike e Japonisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në prefekturën Fukushima.

Operatori i centralit bërthamor “Fukushima Daiçi” në atë pjesë të Japonisë, kompania Tokisko (TEPKO) kumtoi sot se punonjësit nuk janë evakuuar dhe se puna në kompleksin bërthamor vazhdon normal pavarësisht nga tërmeti.

Edhe pse tërmeti e ka goditur rajonin në afërsi të bërthamores, punëtorët edhe më tej e largojnë ujin e lartë radioaktiv nga objekti dhe e ftohin basenin me derivat të harxhuar bërthamor në centralin, e cila pësoi dëm e të mëdha në tërmetin shkatërrues dhe cunamin, të cilat e goditën Japoninë më 11 mars.

TEPKO precizoi se po pompohet uji i ndotur nga tunelet nëntokësore, të ngjashme me gropa, në depon për rreth brenda ndërtesës të reaktorit të dytë. Puna është nisur mbrëmë dhe vlerësohet se rreth 200 tonë ujë të ndotur është hedhur në “kondensator” ku avujt e reaktorit u shndërruan në ujë. TEPKO ka për qëllim që deri nesër të hedhë gjithsej 700 ton ujë radioaktiv nga reaktori i dytë.

Sipas të dhënave më të reja të policisë japoneze në tërmetin katastrofal dhe cunamin humbën jetën 13.333 persona, ndërsa 15.150 konsiderohen si të zhdukur. ms/hr/9:38