Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 15:54

Athinë – Tërmet me intensitet prej 5,9 ballësh sipas shkallës të Riterit është regjistruar sot në ishullin grek Kretë, por tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale apo dëme materiale.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në ujërat e Detit Mesdhe, 120 kilometra  në verilindje nga qyteti Iraklion, në thellësi prej 77 kilometra nën thellësinë e detit.

“Deri tani nuk kemi asnjë raport për dëme apo lëndime”, deklaroi përfaqësuesi i policisë në Iraklion.