Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 10:41

Tokio- Një tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas shkallës së Rihterit sot e goditi rajonin në të cilin gjendet centrali bërthamor japonez “Fukushima”, i cili përjetoi avari gjatë tërmetit të fuqishëm dhe cunamit që e goditi Japoninë verilindore në muajin mars të këtij viti.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në 244 kilometra në verilindje të Tokios, në thellësi prej 27 kilometra nën fundin e oqeanit.

Nuk ka informacione për viktima eventual dhe dëme të shkaktuara materiale gjatë tërmetit, ndërsa nuk është shpallur as rrezik i mundshëm nga paraqitja e cunamit.

Në tërmetin e muajit mars me intensitet prej 9,0 ballëve që e goditi Japoninë, pas çka vijoi edhe goditja e cunamit, e humbën jetën ose janë zhdukur rreth 22.000 persona.