Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 11:33

Tajpei – Tërmete të fuqishme sot janë regjistruar në Tajvan dhe Filipini, lajmëruan mediat botërore.

Lëkundje me intesitet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në ujërat në afërsi të bregut jugperëndimor të Tajvanit. Epiqendra ka qenë rreth 45 kilometzra në juglindje të qytetit Tajtung, në Tajvanin juglindor, në thellësi prej 17 kilometra nën thellësi të detit. Nuk ka informacione për të vdekur, të lënduar apo për dëm të shkaktuar material.

Tërmet me intesitet prej gjashtë ballëve është regjistruar edhe në Filipine, kumtoi Instituti gjeodezik amerikan. Sipas institutit kombëtar për vullkanologji dhe sizmilogji, intesiteti i lëkundjes ka qenë 6,4 ballë. , në ishullin kryesor të Filipineve Luzon. Tani për tani nuk ka informacione për viktima dhe dëm të shkaktuar material.

Paraprakisht ishin regjistruar tërmete edhe në Japoni me intesitet prej 4,6 deri në 5,7 ballë, si dhe lëkundje me intesitet prej 5,3 ballë në afërsi të ishullit Java.