Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 14:33

Santiago – Tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën veriore të Kilit, por nuk ka informata për viktima dhe dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në 135 kilometra në pjesën verilindore të qytetit Ikike, kumtoi kancelarja për raste urgjente të Kilit.

Tërmet i fuqishëm, me intensitet prej 8,8 ballëve sipas shkallës Rihter, në të cilin humbën jetën mbi 200 persona, e goditi Kilin kah fundi muajit shkurt vitin e kaluar.