Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 11:20

Tokio – Tërmeti me intensitet prej 7. 1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, sot e goditi të njejtin rajon të Japonisë verilindore, që solli deri në evakuim në centralin bërthamor të dëmtuar “Fukushima”, e cila pësoi dëme të mëdha në tërmetin katastrofik dhe cunamin në mars, njoftuan autoritetet japoneze.

Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometra tek bregu verilindor japonez, pak para orës 10, sipas kohës lokale.

Nga agjencia meteorologjike fillimisht është lëshuar paralajmërimi nga cunami, por së shpejti edhe është tërhequr.

“Tërmeti zgjati përafërsisht një kohë të gjatë dhe gradualisht bëhej më i fuqishëm. Pash se librat në rafte po dridheshin, por asgjë nuk ra. I këshillojmë njerëzit të mos shkojnë në afërsi të bregut”, deklaroi një funksionar nga qyteti Ivaki siti.

Tani për tani nuk ka raporte për dëme të shkaktuara materiale ose për lëndime eventuale të personave.

Nga Elektroekonomia e Tokios njoftuan se në centralin bërthamor “Fukushima” janë evakuuar në më shumë lokacione, edhe pse nuk ka pasur shenja direkte për dëmtime të mëtejshme të objektit, ku punëtorët po përpiqen ta vendosin sistemin për ftohje që të stabilizohen reaktorët bërthamorë.

Në kumtesë thuhe se edhe krahas evakuimit, uji ende pompohet në reaktorët që t’i ftohë dhe azoti ende injektohet në dy prej reaktorëve për shkak të mbrojtjes nga shpërthimi eventual i hidrogjenit.