Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 06:47

Vladivostok – Dy tërmete të fuqishme e goditën sot bregdetin lindor të ishullit Honshu, kumtoi Shërbimi gjeofizik i akademisë ruse të shkencave.

Dy tërmetet ishin me intensitet respektiv prej 6 dhe 6.1 ballëve. Epiqendra ndodhej në Oqeanin e Qetë, në thellësi prej 33 kilometrave nën fundin dhe në rreth 180 kilometra nga brigjet e Japonisë.

Nuk ka viktima dhe dëme materiale. Nuk është e publikuar ndonjë alarm për cunamin.