Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 18:19

Uelington – Tërmet me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi bregdetin verilindor të Zelandës së Re, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.

Qendra për paralajmërim nga cunami në Oqeanin Paqësor kumtoi se nuk ka rrezik nga paraqitja e cunamit të madh.

Tërmeti u regjistrua në ora 13 e dy minuta sipas Griniçit, me epiqendër rreth 550 kilometra në lindje nga Ouklend në thellësi prej 90 kilometrave.

Qyteti i dytë sipas madhësisë në Zelandën e Re, Krajstëçërç në shkurt është goditur nga tërmet me intensitet prej 6,3 ballë, me ç’rast humbën jetën 181 persona.