Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 11:28

Tokio – Tërmet me një intensitet prej 6,5 ballëve sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën verilindore të Japonisë.

Tërmeti është ndjerë në të gjitha rajonet, të cilat ishin të goditura nga tërmeti katastrofal i 11 marsit.

Epiqendra e tërmetit është gjendur në 40 kilometra nën thellësin e detit në Oqeanin Paqësor në prefekturën bregdetare Mijagi.

Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale ose dëme të shkaktuara materiale, ndërsa nuk është dhënë as paralajmërim për rrezik nga cunami.