Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:50

Bruksel – Katërmbëdhjetë shtete të NATO-s po ndjekin shembullin e SHBA-së dhe u tërhoqën nga Marrëveshja për armë konvencionale në Evropë, me të cilin është paraparë shkëmbim i informacioneve me Rusinë dhe kufizim i armës jobërthamore.

Sipas diplomatëve të NATO-s, pjesa më e madhe e 28-të shteteve të NATO-s kanë për qëllim ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Ky është reagim kundër Rusisë, e cila në vitin 2007 u tërhoq nga Marrëveshja dhe nuk ka dëshirë të kthehet”, deklaruan burime nga NATO. Vendimi do të thotë se Rusisë nuk do t’i jepen informacione për armë konvencionale të forcave të Evropës.

Për këtë hap janë informuar në OSBE.

Paraprakisht, presidenti rus Dmitri Medvedev deklaroi se shteti do të tërhiqet nga Marrëveshja e re START dhe do të sistemohet sistem goditës antiraketor Iskandar në perëndim dhe jug të shtetit, nëse SHBA-ja vazhdon me instalimin e sistemit të tij antiraketor në Evropë.