Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 11:29

Islamabad – Pakistani e bllokoi furnizimin e NATO-s në Afganistan, pasi në mëngjes në sulmin ajror me helikopter të Aleancës janë vrarë 25 ushtarë pakistanez në afërsi të kufirit afgan, bënë me dije përfaqësuesit zyrtar në Islambad.

Mes viktimave gjenden edhe dy oficerë, ndërsa 15 persona janë lënduar në sulmin.

Incidenti ka ndodhur në orën dy të mëngjesit sipas kohës lokale mbi pikën kontrolluese ushtarake pakistaneze në “zonën fisnore, në rajonin Mohmand. Është e njohur se në këtë zonë armata pakistaneze zhvillon luftë me talebanët dhe luftëtarët e Al Kaedës, të cilët depërtojnë në Afganistan dhe kryejnë sulme mbi forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO-ja.

Mediat deklarun se kryerësi i detyrës ambasador i Pakistanit në Uashington Ifat Imran  Gardezi shfaqi protestë të ashpër deri te departamenti i Shtetit për shkak të sulmit.

Përfaqësuesi i forcave pakistaneze për siguri në rajonin e Kiberit deklaroi se deri më tani 50 kamionë me dërgesa për NATO-n kanë qenë të ndaluara para se ta kalojnë kufirin me Afganistanin. Pesëdhjetë për qind nga dërgesat, siç janë derivati, ushqimi dhe armët, për forcat e NATO-s në Afganistan kalojnë përmes rajonit të Kiberit, i cili është rrugë kryesore mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Ky sulm me siguri plotësisht do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit, aleatë në luftën  kundër terrorizmit, të cilët janë posaçërisht të shqetësuar pasi që në maj në operacion sekret të njësive speciale amerikane në territorin pakistanez u vra lideri i Al Kaedës Osama bin Laden.