Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 06:31

Abixhan – Forcat e Alasan Uataras mbrëmë e morën kontrollin ndaj televizionit shtetëror, deklaroi zëdhënësi i presidentit të sapozgjedhur të Bregut të Fildishtë, i cili është i njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Oponenti politik i Uataras, presidenti i deritanishëm Loran Gbagbo akoma nuk heq dorë nga pushteti.

Forcat e të dy rivalëve edhe mbrëmë i vazhduan përleshjet përreth rezidencës së Gbagbos, në kuartin luksoz në Abixhan, ku gjendet edhe ndërtesa e televizionit shtetëror.

Njësitë e forcave paqësore të KB-së në Bregun e Fildishtë mbrëmë e morën kontrollin ndaj aeroportit ndërkombëtar në Abixhan, kumtuan përfaqësues të “helmetave të kaltra” dhe përfaqësuesi i forcave të sigurisë lokale.

Automjete të blinduara të kontingjentit “helmetat e kaltra” u dërguan në aeroport, prej ku u tërhoqën të gjithë nënpunësit e policisë lokale dhe xhandarmërisë.