Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 10:25

Tripoli – Televizioni shtetëror libian mbrëmë transmetoi xhirim, në të cilin shihet djali i Moamer Gadafit, Kamis si i viziton të plagosurit në sulmin ajror në lindje të Tripolit.

Kryengritësit javën e kaluar pohuan se Kamis Gadafi është vrarë. Nëse xhirimi është autentik, kjo do të jetë dëshmia e parë “vizuele” se Kamis ende është gjallë. Tripoli e përgjënjeshtroi lajmin e kryengritësve për vdekjen e kolonelit.

Sipas televizionit libian Kamis të martën i ka vizituar të lënduarit në sulmin ajror në afërsi të Zlitanit.

Në sulmet e NATO-s mbi Libinë, nga fillimi i majit jetën e humbën djali më i ri i Moamer Gadafit, Saif al-Arab dhe tre nipat.