Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 11:00

Tel-Aviv – Presidenti palestinez Mahmud Abas deklaroi se palestinezët janë të gatshëm të themelojnë shtet të vetin, në momentin kur lajmërohet se do të tentojnë që ta realizojnë qëllimin e tyre me shpallje unanime të pavarësisë me përkrahjen nga KB-ja.

“Konsiderojmë në fjalët e presidentit amerikan i cili tha se vizioni i tij është që këtë shtator të shohë shtet palestinez në pajtim me afatin që është parashtruar nga SHBA-ja, BE-ja, KB-ja dhe Rusia”, deklaroi Abas gjatë vizitës në Tunizi. Ai përkujtoi se 130 shtete veçmë e kanë njohur shtetin palestinez në kufijtë nga viti 1967 duke theksuar se ai numër mund të rritet në 150. Vlerësoi se shtetet e Evropës Perëndimore gjithashtu pranojnë një fakt se shteti palestinez do të themelohet, herët ose vonë.

Abas i cili sot do të ketë takim me presidentin francez Nikolla Sarkozi precizon se para së gjithash Britania e Madhe dhe Franca janë të gatshme të pranojnë krijimin e shtetit palestinez.

Mediat izraelite lajmërojnë që Abazi do të tentojë ta bindë Sarkozin për ta përkrahur qëllimin që Administrata palestineze në shtator të kërkojë nga KS-ja e KB-së ta njohë shtetin palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet.

Në muajin maj do të takohet me Merkel, me tentim që ta bindë edhe atë për njohjen e Palestinës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner deklaroi se SHBA-ja beson se ajo nuk është “ide e mirë”.

“Nuk besojmë se ajo është një ide e mirë, nuk besojmë se ajo do të ndihmojë. Vazhdojmë të kryejmë presion në të dyja palët që të bisedojnë në negociata të drejtpërdrejta”, shtoi ai.

Los Anxhelos tajm të martën publikoi se diplomatët amerikanë dhe evropianë paralajmëruan se në rast të ngecjes së vazhduar në negociata paqeruajtëse “katërshja” do ta përkrahë njohjen e shtetit palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është nën presion të fortë për të zbuluar një iniciativë të re paqësore. Negocuesi palestinez Nabil Shaat deklaroi se administrata palestineze vazhdon të ndërtojë institucione shtetërore dhe se Izraeli është gjithnjë e më serioz. Ai thotë se Franca, Suedia dhe Irlanda deri në muajin shtator do ta njohin shtetin e propozuar palestinez.