Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 08:32

Kanzas – Shteti federal amerikan Teksas është goditur nga thatësia më e madhe në 40 vitet e kaluara, ndërsa ekspertët vlerësojnë se bujqësia do të përballojë humbje të mëdha.

Sipas të dhënave të konzorciumit të ekspertëve amerikan për klimë, 95 për qind nga sipërfaqet e Teksasit janë goditur nga “thatësia e rëndë”, prej të cilave 70 për qind janë prekur nga  “thatësia ekstreme”.

Asociacioni nacional për atmosferë oqeanike kumtoi se kjo është thatësia më e madhe prej vitit 1967.