Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 18:45

Hantsvil – Shtetasi meksikan, Humerto Leal Garsia (38), është ekzekutuar  në Teksas për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së një amerikane 16-vjeçare, në San Antonio, në vitin 1994.

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama, paraprakisht paralajmëroi se dënimi i këtillë do të mund të thotë shkelje e marrëveshjeve juridike ndërkombëtare, pasi Garsias nuk i është thënë se mund të kontaktoj me Konsullatën e Meksikës.

Me këtë është shkelur Konventa e Vjenës, ndërsa administrata paralajmëroi se ekzekutimi mund t’i sjell në rrezik shtetasve amerikan jashtë vendit.

Një orë pas ekzekutimit  të Garsias, Gjykata Supreme me pesë vota “për” dhe katër “kundër” vendosi që aktgjykimi i miratuar paraprakisht, të kryhet.

Meksika e akuzoi SHBA-në për shkelje të dispozitave  të së drejtës ndërkombëtare sepse “çdo person, sipas Konventës së Vjenës, ka të drejtë në ndihmë nga vendi i tij gjatë procedurës penale në vend të huaj”.