Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 09:30

Damask- Të paktën pesë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, e humbën jetën në trazirat më të reja në Siri, kumtoi organizata Vëzhgues sirianë për të drejta të njeriut.

Në kumtesën theksohet se dy fëmijët e humbën jetën gjatë shpërthimit në rajonin Idlib në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Në Idlib u shënua dje 30 vjetori i masakrës në qytetin Hama, që ndodhi në vitin 1982. Dy persona u vranë në përleshje në qytetin Rankus në afërsi të Damaskut.

Në rajonin Dera, ku edhe filluan  protestat antiqeveritare në Siri para 10 muajve, në përleshje mes forcave qeveritare për siguri dhe ithtarëve të Armatës çlirimtare opozitare të Sirisë jetën e humbi një ushtar, ndërsa pesë persona u lënduan.

Protestat pas lutjes së të premtes janë organizuar në më shumë vende në rajonin e Damaskut. (LajmeShqip.com)