Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 19:15

Washington  – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar nga stuhitë në pjesën juglindore të SHBA-së, transmetuan mediat amerikane.

Në shtetin federal të Karolinës Jugore, tornadoja ka mbytur 3 ndërsa ka lënduar 5 persona.

Në Giorgia humbi jetën një burrë, pasi një dru ra mbi automobilin e tij.

Stuhia mori 2 viktima, midis të cilëve një fëmijë, në Karolinën Veriore. Në të njëjtin shtet, të paktën 10 persona janë lënduar, ndërsa mijëra mbetën pa energji elektrike.

Në Misisipi pësuan 15 persona.

Stuhitë në rajon, duke përfshirë edhe tornadot e mundshme, meteorologët i sqarojnë me frontin e ftohur atmosferik, që nga Gjiri meksikan po zgjerohet drejt pjesës verilindore të SHBA-së.