Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 08:50

Abixhan – Një pjesë e personave lojalë të presidentit të deritanishëm të Bregut të Fildishtë Loran Gbagbo bombardon me artileri të rëndë në Abixhan, ku humbën jetën të paktën 25 persona, ndërsa më shumë se 50 janë lënduar, deklaroi zëdhënësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në qytet.

Abixhani është qyteti më i madh në Bregun e Fildishtë.

Bombardimi është kryer në rajonin i cili e mbështet pretendentin për funksionin e presidentit, Alasan Uatara.

Gjatë natës së kaluar në Abixhan u dëgjua një shpërthim dhe gjuajtje nga armë zjarri. Sipas të dhënave të misionit të KB-së numri i viktimave në trazirat të cilat e kapluan vendin në muajt e kaluar përfshin 410 persona.

Në dhjetor në Bregun e Fildishtë u mbajtën zgjedhje presidenciale. Bashkësia ndërkombëtare për fitues e pranoi Alasan Uatara, por presidenti aktual Loran Gbagbo refuzoi të japë dorëheqje nga funksioni.