Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 15:45

Aman – Tanket siriane katër ditë me radhë e granatojnë qytetin Tel Kelah në kuadër të aksioneve ushtarake për parandalimin e protestave kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.

Armata dhe forcat e sigurisë kanë vrarë nga dita e shtunë deri më sot në atë qytet së paku 27 civilë, ndërsa mediat siriane njoftuan se dje kanë humbur jetën tetë ushtarë në Tel Kelah dhe në provincën jugore Dera.

Sipas banorëve, armata e ka granatuar rrugën kryesore, e cila çon drejt Libanit dhe paralagjes Abraxh, në të cilin jetojnë kryesisht turkmenë dhe kurdë. Sipas tyre, është kërkuar ndihmë nga kryeministri turk.

Nga fillimi i përleshjeve në Siri kanë humbur jetën më shumë se 850 civilë, ndërsa të paktën 8.000 janë arrestuar. Autoritetet siriane i akuzojnë për dhunë “bandat e armatosura terroriste”.