Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 19:30

Islamabad – Zëvendëskomandanti i talibanëve pakistanezë ka konfirmuar se grupi ka zhvilluar bisedime paqësore me qeverinë në Islamabad.

Komandanti Maulvi Faqir Mohamad për agjencinë e lajmeve Reuters tha se bisedimet janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga administrata pakistaneze lidhur me atë se a ka pasur vërtetë bisedime me organizatën.

Në fund të shtatorit, qeveria pakistaneze ishte betuar se do t’i jepte shans bisedimeve paqësore me militantët.

Paktet e kaluara me talibanët nuk kanë arritur të sjellin stabilitet në Pakistan.