Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:51

Kabul – Të paktën 35 persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë  janë lënduar në sulm të talebanëve në pjesën lindore të Afganistanit.

Të gjitha viktimat e sulmit në provincën Paktija janë punësuar në kompaninë afgane për ndërtimin e rrugëve. Sulmi është kryer gjatë natës ndaj kompleksit të kompanisë.

Përleshja mes talebanëve dhe sigurimit të objektit ka vazhduar dy orë.

Së bashku me provincat fqinje Paktika dhe Host, Paktija është një ndër bastionet e rrjetit Hakani, bazë e lëvizjes talebane.