Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 10:30

Kabul – Talebanët u bënë thirrje afganëve që t’i sulmojnë bazat e huaja ushtarake dhe të vrasin përfaqësues perëndimorë si hakmarrje për djegien e Kuranit në bazën e NATO-s në atë shtet.

“Njerëzit tanë të guximshëm duhet të sulmojnë baza ushtarake të forcave të huaja, karvane dhe baza të tyre, thuhet në kumtesën e talebanëve.

Nga ana tjetër, presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje banorëve të shtetit që të mos marrin hapa të dhunshme për shkak të djegies së Kuranit në bazën ajrore në afërsi të Kabulit.

“Forcat afgane të sigurisë nuk guxojnë të marrin masa të dhunshme, ata duhet t’i mbrojnë civilët dhe pronat”, deklaroi Karzai. Shtatë persona e humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në protestat e djegies së Kuranit, dhe për këtë akt persona zyrtarë amerikanë kërkuan falje ditën e martë.