Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 15:57

Kabul – Talebanët kanë rrëmbyer 30 deri 50 persona, shumica prej të cilëve policë, në provincën afgane Nuristan.

Sipas policisë lokale, janë rrëmbyer mes 30 dhe 50 njerëz, ndërsa zëdhënësi i talebanëve thotë se janë rrëmbyer 50 persona.

Policët vetëm sa e kanë përfunduar stërvitjen dhe kanë qenë të paarmatosur në veshje civile, kur talebanët i kanë sulmuar katër autobusët, me të cilët udhëtonin. Nuk dihet se ku janë dërguar policët e rrëmbyer. Tani për tani nuk ka informatë nëse dikush prej tyre e ka humbur jetën.