Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 11:53

Kabul – Talebanët sot e morën përgjegjësinë për vrasjen e njërit të njerëzve kyç të presidentit afgan Hamid Karzai i cili natën e kaluar ishte vrarë së bashku me një deputet afgan.

“Ne e vramë Jan Muhamed Kan. E bëmë që të paguajë për veprat e veta”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve Zabihula Muxhahet për Frans Pres, transmeton Tanjug. Ai u paraqit përmes telefonit nga lokacioni i panjohur.

Kan, këshilltar shumëvjeçar i Karzait dhe kryeplaku kyç fisnor është vrarë në sulmin të cilin e kanë kryer dy  sulmues, kumtoi mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme. Zëdhënësi i policisë kumtoi se gjatë sulmit është vrarë njëri nga sulmuesit, përderisa pas tjetrit ende po gjurmohet.