Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 09:55

Xhalalabad – Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në një sulm vetëvrasës ndaj bazës së NATO-s në Afganistan, i kryer mbrëmë në prag të shënimit të dhjetëvjetorit nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Një vetëvrasës terrorist me kamion bombë është përplasur në bazë operative të NATO-s në pjesën qendrore të vendit, në provincën Vardak. Të plagosur janë 89 persona, midis të cilëve 50 ushtarë amerikan, kumtoi sot armata amerikane.

Zëdhënësi i kryebashkiakut të provincës së Vardakut njoftoi se gjatë sulmit janë vrarë tre persona, një përkthyes afgan, një rojtar dhe një person civil.

Në kumtesë theksohet se 15 nga të plagosurit janë afganë, pa informacione nëse bëhet fjalë për civilë ose ushtarë. Tani për tani nuk ka informacione për 24 të plagosurit e tjerë.

Në informacionet e para për sulmin është shpallur se janë vrarë dy afganë.

Përgjegjësinë për sulmin e ndërmorën talebanët.