Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 19:21

Ankara – Moska shihet si një aleate kyçe e Sirisë, ndërsa Ankaraja mbështet kryengritësit që përpiqen të rrëzojnë regjimin e Bashar al-Assadit.

Në tetor, Turqia detyroi të ulej një avion të nisur nga Rusia drejt Sirisë, ndërsa sipas versionit zyrtar, inspektimi i avionit tregoi se në të ndodheshin armatime.

Ky incident përkeqësoi marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë, duke bërë që takimi Putin-Erdogan të shërbejë edhe si një sinjal për riafrimin e dy fuqive të mëdha euro-aziatike.

Takimi midis dy liderave pati në fokus edhe çështjet e energjisë apo tregëtisë, me të dy vendet që kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjelltë ekonomik.

Udhëtimi i Putin në Stamboll është planifikuar që të ndodhë në këtë moment, edhe për të kundërshtuar spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore, e cila përflitet se është delikate, pas një incidenti të pësuar duke ushtruar sportin e xhudos.(T.Ch)