Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 21:17

Dubrovnik – Pjesëmarrës në takim të nivelit të lartë me temë Dekada e re për EJL-në – fund i tranzicionit, janë tubuar në qytetin bregdetar Dubrovnik.

Në konferencën dyditore, përfaqësues qeveritarë, persona të lartë zyrtarë nga shtete evropiane dhe amerikano-veriore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë në tema të ndërlidhura me sfidat e sigurisë, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe situata e re pas krizës financiare botërore.

Midis pjesëmarrësve janë edhe kryeministri i Kosovës, Bullgarisë, Belgjikës, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Në ditën e parë do të flet edhe Reuven Rivlin, kryetar i parlamentit izraelit, sekretari amerikan i shtetit për çështje ekonomike Uilijam Barns dhe kryetarja e Komitetit të rajoneve të BE-së, Mersedes Breso. Investimet, siguria në situatën e ndryshuar të Mesdheut dhe zgjerimi i BE-së janë tre temat e panelit të së shtunës në konferencë.