Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 14:31

Talin – Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit kulturor, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot do të ketë takim me kolegun e saj estonez Rein Lang.

Është paraparë që ministrja Kançeska – Milevska të vizitojë më shumë institucione në Talin, si Muzeun e artit, Bibliotekën kombëtare, Teatrin dhe muzeun rinor të kukullave dhe Muzeun historik estonez dhe të ketë më shumë takim me drejtorët e këtyre institucioneve.

Ajo do ta hapë ekspozitën “In situ”, një organizim në Muzeun e Arteve Bashkëkohore, ku do të paraqesë vepra nga piktura bashkëkohore maqedonase.