Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 10:00

Uashington – Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u takua sot në Uashington, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimti Evropian, Kethrin Eshton, ku me kete rast u diskutua edhe për Iranin.

Klinton, në konferencën për gazetarë, së bashku me Eshton, theksoi se përgjigjja e Iranit, ndaj fuqive kryesore duket se e pranon se çfarëdo bisedash, duhet të fillojnë me diskutimet për programin atomik të Iranit.

Ajo më tutje u shpreh se nëse bisedat vazhdojnë, fuqitë krysore, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë të sigurta se Irani do të ulet në tryezë i gatshëm të bisedoj derisa të arrihet bashkëpunimi i tij me obligimet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Kethrin Eshton tha se është “e kujdesshme dhe optimiste” lidhur me mundësinë e kthimit të Iranit për bisedime me fuqitë botërore.

“Ekziston mundësia potenciale që Irani mund të jetë i gatshëm për t’i filluar bisedimet”, tha Eshton, dhe shtoi se është e kujdesshme dhe optimiste në të njëjtën kohë për këtë çështje.