Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 18:27

Shkup – Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan paralajmërohet të mbërrijë në Shkup, më 6 shtator. Ai njëherësh është i pari që do të arrijë në platformën e re të Aeroportit “Leka i Madh”, ku dhe do të mbahet ceremonia zyrtare e ndërtesës së re të terminalit në Aeroportin e Shkupit.

Për hapjen organizohet ceremoni me praninë e zyrtarëve të lartë nga vendi dhe Turqia. Kryeministri turk do të fluturojë në linjën e rregullt të “Turkish Airlines”, nga Stambolli.

Ndërkohë, disa ditë më parë, në terminalin e ndërtesës të Aerportit të Shkupit është vendosur përmendorja e re e Lekës.

Drejtori operativ i TAV-it, Murat Ornekoll ka thënë se janë marrë vesh me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të vendoset përmendore e re e Lekës së Madh në hyrje të ndërtesës së terminalit, e cila do jetë e lartë 1.5 metra.

“MTL e ka kaluar përmendoren e re. Kjo, në një farë mënyre, do jetë dhuratë për aeroportin e ri”, ka thënë Ornekoll.

Përmendorja e Lekës së Madh, me ngjyrë bronzi, e lartë 13 metra, kohë më parë është vendosur edhe në shatërvanin e sheshit të qytetit të Shkupit. (LajmeShqip.com)