Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 09:08

Beograd – Zgjedhjet në Serbi duhet të mbahen pasi që shteti të marrë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe datë për fillim të negociatave, deklaroi presidenti i Serbisë Boris Tadiq në seancën e Komitetit kryesor të Partisë Demokratike që u mbajt dje.

Tadiq theksoi se për zgjedhje të parakohshme përpiqen kundërshtarët e eurointegrimeve.

“Nuk bëhet fjalë për ikje nga zgjedhjet por për kujdes për ardhmërinë. Nëse KE-ja në shtator i jep statusin kandidat Serbisë, ndërsa në dhjetor marrim datë për negociata, kjo do të thotë se e kemi plotësuar premtimin ndaj qytetarëve, dhe kemi siguruar investime të huaja për punën e ndonjë qeverie të ardhshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk ka qenë në afër marrjes së statusit-kandidat për anëtarësim në BE. Për arritje të këtij qëllimi, ai thotë se është e domosdoshme të evitohet jostabiliteti politik.