Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 18:03

Beograd – Duke komentuar për ndodhitë në Kroaci pas gjykimit të Ante Gotovinës dhe Mlladen Markaçit, presidenti i Serbisë Boris Tadiq deklaroi se nuk ka vend për shpagim dhe ngazëllim.

Në një deklaratë për gazetën “Blic” ai shfaqi shpresë se deri te kjo nuk do të vihet.

Përballja me të kaluarën personale, pa marrë parasysh se sa është ajo e rëndë ose shokuese, patjetër duhet të jetë moment kur të gjithë do të fillojmë të pasqyrohemi në problemet e huaja. konsideron Tadiq.

“Patjetër duhet të japin gjithçka nga vetja për të ndërtuar lidhje të mira fqinjësore dhe për atë duhet patjetër të bëjmë gjithçka për vendosjen e vlerave të reja, parimeve të reja morale dhe në fund, patjetër duhet që të gjithë të hyjmë në bashkësinë e paqes evropiane, në projektin më të madh të paqes në historinë e njerëzimit – në Bashkimin Evropian”, vlerësoi Tadiq.