Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 16:15

Beograd- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic u ka kërkuar forcave të KFOR dhe serbëve të veriut që të ndalin aksionet e tyre pranë barrikadave.


Tadic ka kërkuarnga KFOR-i “ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve”, raporton Europa e Lirë.

Kreu i shteti serb, ndërkohë i është drejtuar përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës duke i kërkuar që ti bëjnë thirrje qytetarëve serb të tërhiqen sa më parë nga barrikadat.

“Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të këtillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadic gazetarëve në Beograd.

Çdo përshkallëzim në Kosovë, ka thënë Tadic, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve të 90’ta nuk guxojnë të përsëriten më.