Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 16:27

BeogradPresidenti serb, Boris Tadic, ka thënë se edhe nëse Serbia nuk e fiton statusin e kandidatit për BE, nuk do të heq dorë nga e ardhmja e saj evropiane e as nga “mbrojtja e interesave legjitime në Kosovë”.

“Ky nuk është dështim definitiv, veç një betejë e humbur”, ka thënë Tadic, i cili i ka porositur serbët në veri të Kosovës se barrikadat nuk kanë kuptim, ndërsa KFOR-in të mos “shkaktojë incidente gjatë largimit të atyre barrikadave”.