Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 18:49

Jahorinë – Presidenti serb Boris Tadiç e ka përkrahur sot iniciativën e presidenti kroat Ivo Josipoviç që procesuimi i përgjegjësve për krime lufte të lehtësohet me marrëveshje ndërshtetërore.

BeH nuk e ka përkrahur iniciativën e presidentit kroat.

Tadiçi tha se Serbia në të njëjtën kohë i përkrah dhe i inkurajon hapat pozitive të cilat në sferën e procesuimit juridik të të dyshuarve për krime lufte i bën Kroacia, dhe përkujton se një nga çështjet prioritare nga e kaluara e përbashkët e afërt është ndriçimi i fatit të personave të zhdukur.

“Serbia do të insistojë edhe në të ardhmen të procesuohen krimet e luftës dhe për këtë shkak i bashkangjitemi iniciativës së presidentit Josipoviç”, tha Tadiçi dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve në rajon që në proceset juridike të zbulojnë se çka ka ndodhur gjatë luftave në ish Jugosllavinë, fajtorët t’i dërgojnë në burgje dhe të kontribuojnë drejt pajtimit.

Josipoviçi nga ana e tij deklaroi se marrëveshja për gjykim për krime lufte sipas vendit të qëndrimit do të kontribonte për procesuim më efikas, e në të njëjtën kohë do të pamundësonte politizim të ngjarjeve të krimeve të luftës.

Drejtuesi i BeH-së Zhelko Komshiç deklaroi se ky shtet nuk e përkrah iniciativën e presidentit kroat që të akuzuarve për krime lufte t’u gjykohet në vendin ku jetojnë, por edhe se po kërkohet modalitet që do të mundësonte pjesëmarrje në marrëveshjen.

Liderët e tre vendeve sot biseduan për shumë tema me rëndësi rajonale, ndërsa për “formatin” e tubimit flet fakti se për ndjekjen e tij janë akredituar më shumë se 150 raportues nga beH dhe vendet e huaja