Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 11:51

“Nëse merr garanci të forta ndërkombëtare që në Kosovë nuk do të ketë konflikte dhe sulme të reja mbi serbët, kryetari i Serbisë, Boris Tadiç do të japë dorëheqje sot ose nesër, ndërsa më 6 maj do të mbaheshin edhe zgjedhjet presidenciale”, ka thënë për mediat serbe një burim i afërt me presidentin serb, Tadiç.

Madje edhe para shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (13 mars), Tadiç dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ishin për zgjedhjet presidenciale, burimi i Blicit-it pohon që lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për faktin që në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim, raporton Express.

Detyrat e presidentit të shtetit, në një situatë të tillë do t’i kalonin kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviç.

Pos Tadiqit, tani për tani, janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomisllav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiq, i socialistëve dhe Ishtvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.