Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 18:53

Beograd-Ekonomia është më e rendësishme se Kosova. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike të Serbisë dhe presidenti i këtij vendi, Boris Tadiç gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë.

Ai tha se sot çështje kyçe për Serbinë është ekonomia, dhe se duhet shmangur çdo lëvizje që e çon vendin në prapambetje, jostabilitet politik dhe në trazira. Sipas tij, as çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në qoftë se ekonomia është e dobësuar.

“Nese i japim zgjidhje nje ekonomie te forte mund te zgjidhim dhe ceshtjen e Kosoves, dhe e kunderta zgjidhja e çështjes së Kosoves nuk mund të siguroje zgjidhje të problemeve ekonomike në vend”-tha Tadiç.

Presidenti serb ka përsëritur tezën e njohur të tij se për Serbinë janë njësoj të dyja të rëndësishme edhe Bashkimi Evropian edhe Kosova. Tadiç u shpreh se heqja dorë nga secila prej këtyre të dyjave do të ishte naive dhe e rrezikshme. (LajmeShqip.com)