Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 14:20

Athinë- Greqia muajve të ardhshëm do të bie në gjendje të “varfërisë së plotë”, ndërsa drita në fund të tunelit toka do ta shohë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, shkruan gazeta greke “Ta nea”.

Gazeta publikon të dhëna nga Qendra për planifikim dhe hulumtime ekonomike dhe të Konfederatës kombëtare të tregtarëve, të cilat tregojnë se sivjet Bruto prodhimi vendor i Greqisë do të ulet për 3,42 për qind pas recesionit prej 6,5 për qind vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2013 do të ulet për 0,04 për qind.

Parashikimet janë se papunësia në Greqi do të vazhdojë të rritet dhe sivjet do të arrijë 20,3 për qind, ndërsa në vitin 2013, 22,32 për qind.