Lajme Shqip Saturday, 16 February 2013 13:56

ROME – Silvio Berluskoni ka mbrojtur dhënien e ryshfetit në biznes duke thënë se është i nevojshëm në momentin kur nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare.

Ish-kryeministri italian deklaroi se të tilla pagesa edhe pse të paligjshme janë jetike në momentin e negociatave vecanërisht me vendet dhe regjimet e botës së tretë.

Berluskoni i bëri këto komente si reagim ndaj akuzave të fundit për skandalet korruptive.

Politikani 76-vjecar, i cili po kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 24 dhe 25 shkurtit, deklaroi se ryshfeti është një fenomen që ekziston dhe është e panevojshme që të mohohet sepse është i domosdoshëm në momentet e nënshkrimit të kontratave deklaroi Berluskoni për ‘Rai 3’. Këto nuk janë krime. Janë rregulla në vende të caktuara”, deklaroi ish-kryeminsitri italian.
Kavalieri nuk resht së surprizuari me deklaratat e tij, ku vetëm pak kohë më parë mbrojti edhe politikat e Musolinit. (LajmeShqip.com)