Lajme Shqip Wednesday, 21 November 2012 15:27

Kajro – Studioja e stacionit televiziv satelitor arab “Al Xhezira” në Kajro sot është sulmuar me kokteje molotovi, ndërsa demonstrantët janë përleshur në afërsi të qendrës Tahrir.

“Sulmues të panjohur kanë gjuajtur kokteje molotovi mbi ndërtesën e “Al Xhezirës” që shikon në Tahrir, që shkaktoi zjarr të madh”, deklaroi përfaqësuesi i policisë, duke shtuar se në zjarr asnjë nuk është lënduar.

Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme kumtoi se 118 persona janë  arrestuar nga e hëna deri sot, dita e tretë nga shënimi i vitit të luftërave në rrugë mes opozitës dhe forcave të sigurisë egjiptiane.

Aktivistët opozitar mbrëmë kanë organiziar protesta me qëllim që ta detyrojnë presidentin Mohamed Morsi t’i dënojë përgjegjësit për vrasjet dhe keqpërdorim të pozitës gjatë qeverisjes së gjeneralëve, të cilët ishin në pushtet pas rrëzimit të Hosni Mubarakut në shkurt të vitit 2011.

Demonstrantët kanë hedhur gurë dhe kokteje molotivi mbi policët të cilët e kanë siguruar ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa 19 persona janë arrestuar. Pjesëtarët në protestë pohojnë se policia ka përdorur forcë kur i ka ndaluar që ta largojnë bllokadën në rrugën nga ndërtesa e ministrisë.

Në përleshjet nga fundi i nëntorit të vitit 2011, gjatë protestave kundër pushtetit ushtarak që udhëhiqte me shtetin derisa Morsi nuk ishte zgjedhur në qershor të këtij viti, u vranë 42 persona.(LajmeShqip.com)