Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 10:20

Islamabad – Në pjesën jugperëndimore të Pakistanit është sulmuar karvani i cisternave me naftë i NATO-s, për herë të dytë për disa ditë, ndërsa Islamabadi paralajmëroi se bllokimi i rrugëve për furnizim të trupave amerikanë në Afganistan do të mund të zgjasë me javë.

Sulmuesit mbrëmë vonë vranë një shofer dhe dogjën shtatë cisterna, në rajonin pakistanez Baluxhistan, strehimore e separatistëve dhe talebanëve.

Karvani është sulmuar në qytetin Dadar, 90 kilometra në jugperëndim nga Kueta, kryeqyteti i Baxhulistanit. Ende askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Islamabadi veçmë 17 ditë e mban të mbyllur kufirin e vet me Afganistanin për karvanet e NATO-s, për shkak se kamionët janë të detyruar të kthehen në portin e Detit Arab, Karaçi.

Bashkimi pakistanez me SHBA-në është rrezikuar pas 26 nëntorit kur në sulmin ajror të NATO-s u vranë 24 ushtarë pakistanezë. Për Islamabadin sulmi ka qenë i qëllimshëm.