Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 21:47

Liezh-Belgjika është tronditur sot nga një sulm i armatosur që ka 3 persona të vdekur dhe plagosi 75 të tjerë.

Një sulm me armë dhe granatë ndodhi në qytetin Liezh, ku siç raporton BBC, mbetën të vrarë 3 persona ndërsa u plagosën 75 të tjerë.

Po sipas rrjetit britanik, disa persona hodhën granata dhe hapën zjarr ndaj një turme me njerëz në një stacion autobusi.

Sipas informacioneve të para, një prej atentatorëve quhet Nordine Amrani, me precedent penal dhe i njohur për autoritetet.

Ai lëshoi granata në një shesh të mbushur me njerëz pranë një stacioni autobusi, përpara se të vriste vetën.

Ndërsa mediat lokale thanë se një tjetër person ishte arrestuar nga policia, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një atentator të vetëm. 

Sipas prokurorit të përgjithshëm në Belgjikë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist. (LajmeShqip.com)