Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 17:20

Pothuajse 400 anëtarë të Partisë Punëtore Kurde të ndaluar (PKK) kanë humbur jetën, ndërsa disa qindra të tjerë janë plagosur në dy javët e fundit gjatë sulmeve ajrore të forcave turke ndaj caqeve të grupit në Irakun verior, lajmëroi agjencia Anadolia.

Sipas këtyre raporteve, mes luftëtarëve të vdekur kurd janë edhe të paktën katër liderë të PKK-së dhe 30 gra.

Pas sulmit të muajit të kaluar në qytetin kufitar turk Suruç, në të cilin humbën jetën 32 persona, për çka ishte akuzuar grupi Shteti Islamik, Turqia filloi “operacion antiterrorist” në pjesët veriore të Sirisë dhe Irakut. Edhe pse, Turqia ka kryer sulme edhe ndaj caqeve të SHI në Siri, pjesa më e madhe e aksioneve ishin drejtuar kundër caqeve të PKK-së në Irakun verior.

Në sulmet e tilla turke, PKK-ja është përgjigjur me ndërprerje të armëpushimit, që e shpalli në fillim të vitit 2013 dhe me tërheqjen e negociatave paqësore me Ankaranë. Pas ndërprerjes së armëpushimit, PKK ka kryer disa sulme ndaj forcave siguruese turke, në të cilin humbën jetën të paktën 20 persona.