Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 08:22

Oslo – Disa njerëz janë lënduar mbrëmë në një shpërthim të fuqishëm që ka dëmtuar ndërtesat në qytetin e Oslos duke shkaktuar evakuime nga zyrat e ndërtesave. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e një gazete që është e vendosur afër selisë së qeverisë.

Është raportuar se nga sulmet në kryeqytetin  norvegjez e kanë pësuar shumë njerëz, me lëndime. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e një gazete në afërsi të ndërtesës së Qeverisë.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ka thyer dritaret e ndërtesës 17 katëshe në të cilën gjendet edhe zyra e kryeministrit Jens Stoltenberg. Nuk është raportuar se kush është shkaktari i shpërthimit.