Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 08:21

Bagdad – Tre bomba sot kanë shpërthyer në një treg në Bagdad, duke i marrë jetën të paktën 8 njerëzve dhe lënduar 26 të tjerë.

Sulme ka pasur edhe në lagjen tregtare në qendër të kryeqytetit irakian, në ditën e parë të festës së madhe myslimane, Kurban Bajramit.

Numri i civilëve të vrarë në Irak në krahasim me muajin e kaluar është rritur për shkak të sulmeve vetvrasëse dhe shpërthimeve të bombave në Bagdad. Në Irak, po ashtu është rritur edhe numri i sulmeve mbi policë dhe ushtarë irakiane.