Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 17:20

Asadabad – Të paktën gjashtë persona, midis të cilëve tre policë dhe një oficer nga zbulimi, humbën jetën sot gjatë sulmit vetëvrasës me bombë në një xhami në Afganistanin Lindor, deklaroi guvernatori i provincës Konar.

Sulmi terrorist është kryer disa sekonda pas lutjes së madhe të së premtes në Kazi Abad, provincë e Konarit, ku talebanët veprojnë në mënyrë shumë aktive, tha guvernatori Fezulula Vahidi.

Sulmuesi e ka aktivizuar bombën në xhami, ku humbi jetën shefi i policisë së resorit, dy policë dhe një oficer nga zbulimi, si dhe dy civilë, shtoi Vahidi.

Sulmi i ri është kryer tre ditë pas pothuajse dy sulmeve në të njëjtën kohë, të cilët i morën jetën 59 personave në Kabul dhe Mazar-i-Sharif, Afganistani Verior. Cak i sulmit ishte bashkësia shiite gjatë kohës së festës Ashures.