Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 11:11

Athinë- Një bombë artizanale shpërtheu para zyrës së zëvendësministres greke të Punëve të Jashtme, Mariliza Ksenojanakopulu, duke shkaktuar dëme të lehta, por jo edhe viktima, bëri me dije policia.

Për mjetin shpërthyes u shfrytëzuan shishe me gaz, sistem karakteristik për organizatat anarkike greke.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer para  disa orëve pas fjalimit para Parlamentit të kryeministrit  të ri Lukas Papadhimos, i cili e theksoi domosdoshmërinë nga zbatimi i  përpiktë i programit për kursim, që të garantohet mbetja e Greqisë  në eurozonë.