Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 12:41

Bujanoc Mbrëmë janë dëgjuar të shtëna armësh në postat kufitare në pikat e kufirit Dobrosin dhe Konçul, që lidhin Luginën e Preshevës me Kosovën. Autoritetet serbe, transmeton KTV,  në mëngjes informuan se bëhet fjalë për një sulm të armatosur dhe të shtëna ndaj postës kufitare në Dobrosin, me ç`rast nuk ka pasur dëme dhe persona të plagosur.

Policia serbe informoi se i është kundërpërgjigjur të shtënave. Ndërkohë, të shtëna armës dhe rafalë janë dëgjuar edhe në afërsi të pikës kufitare Konçul. Lidhur me këtë ngjarje në këtë pjesë të kufirit nuk janë deklaruar autoritetet e Serbisë. Mediat serbe informuan sot për incidentin, duke theksuar se këto posta kufitare që janë të shtrira 100 metra në afërsi të kufirit me Kosovën dy herë me radhë gjatë këtij viti kanë qenë caqe të sulmeve.(LajmeShqip.com)