Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 16:22

Stamboll – Në Turqi nga fillimi i vitit 2013 nuk do të emetohet më seriali “Sulltani i i madhërishëm” deklaroi zëdhënësi i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP)  në pushtet Oktaj Saral.

AKP parashtroi propozim-ligj në parlamentin turk me të cilin kërkohet ndalimi dhe ndalesë e serialeve me të cilat i dëmtohen vlerat nacionale Turqisë dhe të pavërtetat e sjellura për personat e rëndësishëm historik.

“Propozim-ligji ka përkrahje edhe nga partia opozitare për Akson Nacional dhe presim të  votohet në janar. Pastaj fjalën kryesore do ta ketë Komisioni nacional për radio dhe televizion. Mendoj se prej në janari seriali do të  ndalohet”, theksoi Saral.

Ndërkohë aviokompanitë e kanë prishur marrëveshjen me firmën-producente të serialit për udhëtime pa pagesë me aeroplanët turk.

Nga fundi i muajit të kaluar kryeministri turk Taip  Rexhep Erdogan deklaroi se pret që jurisprudenca të ndërmer masa kundër regjisorëve të serialit “Sulltani i madhërishëm” si dhe kundër përfaqësuesve të televizionit që e emeton, duke shtuar se “ato që luajnë me vlerat duhet të fitojnë mësim në suaza të ligjit”.

Erdogan duke e kritikuar serialin, që paraqitet në shumë vende nga rajoni dhe bota, duke theksuar se ajo që është paraqitur atje nuk është fotografia e drejtë për paraardhësve të Turqisë së sotme.

“Ne nuk kemi paraardhës të tillë. Ne ligjdhënës të tillë, Sulltan Sulejman të tillë nuk kemi njohur. Ai 30 vite nga jeta e tij e ka kaluar në kalë, ndërsa jo në kështjellë, siç është e treguar në serialin”, theksoi Erdogan.(LajmeShqip.com)